leoni

Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2022/23

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollorë. Ai ndër tët tjera ka thënë: Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë të Skenderajt. Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2022/23. Gjatë kohës së pushimit veror, komuna ka rinovuar 13 shkolla, duke ndërhyrë në rregullimin e çative, ngjyrosur muret, rregulluar pllaka e ndërhyrje të tjera të nevojshme brenda shkollave. Po ashtu pas zvarritjeve të shumta ndër vite, me angazhimin e madh disamujor, është bërë e gatshme për mësim me 1 shtator, shkolla fillore”Elena Gjika” në Makërmal. Komuna e Skenderajt respekton plotësisht të drejtën e mësimdhënësve për grevë dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe shërbyesit e tjerë civilë. Është përgjegjësi e qeverisë që të gjejë zgjidhje jo vetëm për mësimdhënësit por edhe për punëtorët e tjerë në sektorin publik, duke dëgjuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, përmes miratimit të ligjit të pagave, marrë parasysh këtë kohë të vështirë të inflacionit, krizës së energjisë e pasigurisë ekonomike. Ne si institucion kemi kryer punën tonë rreth mirëmbajtjes së shkollave, organizimit të stafit me rekrutimet e nevojshme dhe jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në çdo kohë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …