Mirë se vini në “Hardh Fest”-in e Rahovecit më 2, 3 dhe 4 shtator

Pas dy viteve ndërprerje për shkak të krizës nga pandemia, nga e premtja, për 3 ditë rresht, Rahovecit i kthehet “Hardh Fest”, festivali që i kushtohet Festës së Vjeljes së Rrushit në komunën e Rahovecit. “Hardh Fest” është bërë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë, rajon dhe po depërton e njihet edhe në Evropë e më larg. Duke promovuar vreshtarinë dhe kulturat tjera bujqësore, por dhe punën e palodhshme e fisnike të bujqve rahovecianë, drejtuesit dhe organizatorët e festivalit, e kanë vendosur komunën e Rahovecit në hartën e madhe të ngjarjeve kulturore-artistike në botë, për çfarë i falënderoj në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, ka thënë kryetari Latifi. Komuna, as sivjet, nuk ka ndenjur indiferente përpara një ngjarjeje kaq të rëndësishme. Jam i gëzuar që Komuna e Rahovecit gjeti vullnetin dhe mundësitë buxhetore që ta mbështesë edicionin e sivjetmë, por edhe të ofrojë kushte të përshtatshme hapësinore dhe infrastrukturore për mbajtjen e festivalit treditor. Duke parë prezantimin e artistëve pjesëmarrës dhe aktiviteteve të shumta atraktive për sivjet nga organizatorët, po vërej gjithandej një entuziazëm të paparë deri tani për të marrë pjesë në festën që vjen me fillimin e shtatorit. Nuk na mbetet më shumë përveçse të festojmë e të kënaqemi me bukuritë e prodhimtarinë e bujqve të Rahovecit si dhe me artistët e aktivitetet e shumta ditore gjatë ditëve të festivalit, i cili do të jetë me shumë befasi për vizitorët. Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …