Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sindikalistët që janë në grevë nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”. Ky është qëndrimi socialist në formë e kapitalist në brendi i Albin Kurtit. Gjatë qëndrimit në Gjakovë, në ditën e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti foli për grevën e punonjësve të arsimit dhe shërbyesve civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, të cilët janë në grevë nga 25 gushti. Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës. Nuk duhet të paguhen për mos punën. Kjo është jo vetëm një çështje e ligjit, jo e Qeverisë, por është një çështje e arsyes të shëndoshë njerëzore. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronarë, paguhemi për punën”, ka thënë Kurti. Lidhur me ekzekutimin e pjesshëm të pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, bëri të ditur se sot ka ngritur kallëzim penal. Sindikalistët insistojnë se do të jenë në grevë deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …