Përfundon remonti i B2 dhe sanimi i A3, kthehen blloqet në funksion

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut B2, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MWh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MWh. Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh.

Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit. Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …