leoni

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, më 13 shtator 2022, paraqet deklaratën përmbyllëse kundër, Sali Mustafës

Trupi gjykues, i Gjykatës Speciale në Hagë,  i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka nxjerrë një vendim, ku është përcaktuar rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Salih Mustafës. Në këtë njoftim është thënë se më 31 gusht, trupi gjykues ka përcaktuar rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Mustafa, e planifikuar të mbahet nga 13 shtatori deri më 15 shtator (data 16 shtator është planifikuar si ditë rezervë). “Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, konkretizon, ndër të tjera, se deklarata përmbyllëse e Zyra e Prokurorit të Gjykatës Specila do të mbahet më 13 shtator, e vijuar nga Mbrojtësja e viktimave dhe Mbrojtja më 14 shtator. Përgjigjet, pyetjet nga trupi gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 15 shtator, thuhet tutje në vendim”, është thënë në këtë njoftim. Aktakuza kundër eprorit të UÇK-së gjatë luftës, Salih Mustafa është konfirmuar më 12 qershor të vitit  2020.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …