Sot vazhduan operacionet për evakuimin e miliona njerëzve nga fshatrat e largëta në jug të Pakistanit. Punëtorët e shpëtimit – të mbështetur nga helikopterë ushtarakë dhe anije – më 2 shtator vazhduan operacionet për evakuimin e miliona personave nga fshatrat e largëta në jug të Pakistanit, derisa rajoni po bëhet gati për vërshime të tjera, thanë zyrtarët. Pothuajse 20.000 metër kub ujë për sekondë tani po bie në pjesën veriore të shtetit dhe së shpejti shirat dhe vërshimet do të godasin qytetin e madh, Sind, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive. Qyteti Sind ishte goditur më së rëndi nga vërshimet që ndodhën në mesin e muajit qershor. “Ne po përpiqemi të arrijmë te njerëzit që gjenden në mes të ujit pa ushqim dhe strehim”, tha për Dpa-në, Rustem Xhamali, punëtor i shpëtimit nga qyteti Sind. Numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan ka arritur në 1 mijë e 208 dhe ky numër pritet të rritet, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …