Konferenca e radhës, në Gjykatën Speciale, në rastin e pretenduar penal kundër ish krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është caktuar të mbahet me 8 shtator në orën 13:30, shkruan në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar nga Gjykata Speciale, për gjoja krime të luftës edhe pse ata janë deklaruar të pafajshëm, për veprat që u ngarkohen. Katër eprorët e lartë të UÇK-së po mbahen në Qendrën e Paraburgimit, në Hagë për afër dy vite, nga nëntori i vitit 2020. Avokatët e të pandehurve vazhdimisht janë ankuar lidhur me vazhdimin e paraburgimit dhe prolongimit të procesit gjyqësor kundër tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …