leoni

Asfaltohen edhe 700 metra rrugë në Bellanicë Të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore, sot në fshatin Bellanicë, ka filluar asfaltimi i një rruge të gjatë rreth 700 metra, por që ka një rëndësi të madhe për këtë fshat. Asfaltimin e kësaj rruge, e ka parë nga afër edhe drejtori i drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, i cili i ka uruar banorët për rrugën e re. “Asfaltimi i kësaj rruge, ka qenë një kërkesë e kahershme e këtij fshati, pasi lidhë një pjesë të madhe të fshatit dhe shkurton rrugën nga pjesa e fillimit të fshatit për në qendër, por mbi të gjitha nxënësve të asaj pjese të fshatit, ju shkurton rrugën për në shkollë dhe në të njëjtën kohë, krijohet siguri për nxënës, pasi i ikin qarkullimit (ecjes) përgjatë rrugës Malishevë-Suharekë”, ka thënë drejtori Morina, i cili gjithashtu i ka uruar banorët e fshatit për rrugën dhe i ka siguruar ata, se të gjitha projektet e nisura, do të përfundojnë. Po ashtu drejtori Morina, ka bërë të ditur, se krahas rrugës së gjatë rreth 700 metra dhe gjerësisë prej 5 metra, është ndërtuar edhe një urë mbi të cilën kalon rruga, e që deri më tani nuk e kanë pasur banorët dhe si pasojë është dashur të bëjnë rrugë të gjatë për të dalë në pjesën tjetër të fshatit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …