Kryetari Kastrati vizitoi Komunën e Kumanovës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati sot ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me të cilin edhe nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit. Përmes këtij Memorandumi. Kryetari Kastrati tha se ne sot i hapëm rrugë bashkëpunimit ndërmjet pushteteve tona lokale, shkëmbimit të përvojave dhe ideve në të gjitha sferat e jetës social-ekonomike. Komuna e Malishevës dhe Komuna e Kumanovës, përmes kësaj marrëveshje synojnë aplikimin në projekte të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe krijimin e një platforme për partneritet në fushën e përgatitjes dhe pjesëmarrjes në projekte tjera me interes të përbashkët për qytetarët e dy komunave.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …