Komuna e Malishevës dhe ajo e Kumanovës nënshkruan memorandum  bashkëpunimi

Komuna e Malishevës dhe ajo e Kumanovës përkatësisht kryetarët Ekrem Kastrati dhe Maksim Dimitrievski, sot në Kumanovë  kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të dy komunave në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. “Sot isha në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me të cilin edhe nënshkruam një Memorandum të Bashkëpunimit”, ka deklaruar kryetari Kastarti, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit. “Përmes këtij Memorandumi, ne sot i hapëm rrugë bashkëpunimit ndërmjet pushteteve tona lokale, shkëmbimit të përvojave dhe ideve në të gjitha sferat e jetës social-ekonomike”  tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Komuna e Malishevës dhe Komuna e Kumanovës, përmes kësaj marrëveshje synojnë krijimin e një platforme për partneritet në fushën e përgatitjes dhe pjesëmarrjes në projekte me interes të përbashkët për zhvillimin social dhe ekonomik.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …