Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, një komunikatë për medie ka deklaruar  se Amerika  dhe Kosova janë partner të palëkundur me një histori të fortë. Ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Qëllimi ynë është paqja, drejtësia dhe prosperiteti në një Kosovë demokratike dhe multietnike që është plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare dhe pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe të lulëzuar. Në komunikatë bëhet thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet marra në të kaluarën, të përmbahen nga retorika që nxit tension dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialog. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre të kaluara, të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …