Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos transparencë në procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se me finalizimin e këtyre marrëveshjeve, do të krijohet entiteti territorial e politik i serbëve, të dirigjuar nga Beogradi. Përmes marrëveshjes me letërnjoftime, Albin Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës. Këto marrëveshje nuk janë reciprocitet. Nuk mund ta pranosh kornizën e dialogut e mos ta pranosh rezultatin e dialogut, kështu që Kurti ka hyrë në një proces i cili do të rezultojë me krijimin e entitetit territorial e politik të serbëve të Kosovës të dirigjuar nga Beogradi, e të cilën ai mund të tentojë ta paketojë si ndryshim e si reciprocitet por asnjëra prej tyre nuk është, kështu që kemi hyrë në një proces të dialogut e cila rruga është e gabuar, e që sigurisht rezultati do jetë edhe më i gabuar”. Molliqaj ka paralajmëruar edhe protesta për veprimet e fundit të Qeverisë.
“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përveç angazhimit dhe protestave qytetare, për shkak se Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore. Ju e keni parë që nuk flet me grevistët, pra është i pakomunikueshëm me ata të cilët kanë shqetësime ose me ata që i prek vendimet e tyre. Kurti po e njeh vetëm një gjuhë, e ajo është gjuha e presionit publik. E keni parë që për një çështje është rritur presioni publik, Kurti është tërhequr mbrapa. Vendimi i fundit ishte vendimi i ministrit Murati kishte ofenduar luftën çlirimtare, pra kur u ngrit në majën e saj zemërimi e detyroi që të kërkojë falje, saktësoi, Dardan Molliqaj. (EO)