Qëndrimi i përbashkët i deputetëve socialistë e demokratë rreth motos, “Armiku i armikut tim është miku im”, dhe armiku politik i përbashkët është Ilir Meta dhe Sali Berisha, sot i bëri bashkë të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë ti japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit apo të favorizuar prej tij. Socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te propozuar nga grupimi Alibeaj. Por, pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit dhe nuk zbaton ligjin rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet. Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë. Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe Sali Berishës nga politika.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …