Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, i njohur për qëndrime parimore, ka kritikuar kreun e partisë për injorimin që i ka bërë Donika Gërvallës. Ai ka deklaruar se kreu aktual i partisë është jotolerant dhe mosbesues dhe ka prirje ta qojë partinë drejtë shkatërrimit. “Pamjet e turpshme para dyerve, ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot me Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë. Një lidership i tillë mosdurues dhe jotolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vet është i prirë drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”, ka shkruar Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …