Kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu drejtojnë kritika ndaj sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Në vazhdën e fushatës kritikuese, kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë drejtuar kritika kundër sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ata shfaqen pakënaqësitë e tyre për këto dy sisteme dhe theksuan se kur dështon zinxhiri institucional përgjegjës për ndjekjen penale – policia, prokuroria, gjykata – dështon drejtësia, kurse faturën e paguan qytetari. “Gjyqësori ynë, përkundër të gjitha garancive kushtetuese, ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën. I akuzuar e i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemit gjyqësor e prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemit e edhe ata më skeptikët për vettingun”, theksoi kryeministri Kurti. Ai njoftoi se sot do të shkojnë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojnë edhe dokumentin përkatës,për  procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …