Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se janë rritur çmimet e prodhimeve që importohen për në Kosovë. Kjo agjenci njofton se çmimet e importit për në vendin tonë, kanë pësuar ngritje të ndjeshme, me një mesatare rreth 4.6 për qind. Sipas çmimeve të sektorëve, ngritje më të ndjeshme ka pasur në produktet minerale (16.2 %), vajrat ushqyese (13.6 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.7 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (6.8 %), druri dhe artikujt e tij (4.2 %), produktet bimore (3.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.8 %) dhe kështu me radhë. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar gjithashtu se çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 % në mes Tremujorit të dytë të vitit 2022 krahasuar me Tremujorin e dytë të vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …