Në Senik asfaltohen 500 metra rrugë

Në fshatin Senik të Komunës së Malishevës, janë asfaltuar 500 metra rrugë. Asfaltimi i këtyre rrugëve nëpër vendbanime të Malishevës, bëhet në kuadër të realizimit të investimeve kapitale dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Asfaltimin e rrugëve në Senik, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina. “Jemi të vendosur që ti realizojmë të gjitha projektet, sidomos ato në infrastrukturë, sepse janë nevoja të banorëve dhe janë domosdoshmëri e kohës. Jemi të angazhuar për ndërtimin e Malishevës urbane dhe këtë jemi duke e dëshmuar çdo ditë e më shumë në terren përmes investimeve konkrete. Juve banorë të Senikut, ju uroj për rrugët e reja, ndërsa ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë Malishevën në çdo aspekt “, ka thënë nënkryetari Krasniqi. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Avdi Morina, ka bërë të ditur se rrugët janë duke u shtruar sipas dinamikës se paraparë të punimeve, përfshi edhe këto rrugë në Senik dhe ndërtimi apo asfaltimi i tyre mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …