U përkujtua 24 vjetori i betejës për Zatriqin dhe rënies në krye të detyrës i tre dëshmorëve nga ky fshat

Në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit u përkujtua 24 vjetori i betejës së Zatriqit dhe rënies në krye të detyrës i tre dëshmorëve nga ky fshat. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij para të pranishmëve tha: Vepra e dëshmorëve rron për jetë të jetëve, në kujtesën tonë dhe në histori. Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë plotë nderë, kuptim, aromë dhe shije të veçantë, sot dhe gjithmonë lirisë së këtij trualli e cila u fitua me jetë dhe gjak, e për t’i bërë krenar brezat e sotëm dhe të ardhshëm, lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …