Masakra e Dubravës

U përkujtua 17-vjetori i masakrës serbe kundër shqiptarëve në Burgun e Dubravës

Në 17-vjetorin e  masakrës që kanë kryer forcat policore dhe ushtarake serbe në Burgune Dubravës, janë përkujtuar  mbi 130 të burgosur të martirizuar dhe 300 të tjerë të plagosur. Në shenjë përkujtimi shumë ish-të burgosur, familjarë të të vrarëve dhe qytetarë i kanë vizituar sot hapësirat e këtij burgu. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Përvjetori i masakrës  është organizuar nga të burgosurit e mbijetuar. Në emër të të gjithë ish-të burgosurve, një  fjalë rasti para të pranishmeve ka mbajtur i mbijetuari i kësaj masakre, Nait Hasani, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …