Përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, Ali Lajçi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se para se Qeveria procedojë Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duhet të arrijë një pajtim gjithëpërfshirës me banorët e asaj ane dhe me partitë politike. “Pa një konsensus, marrëveshja nuk duhet të miratohet në Kuvend. Nëse nuk ka konsensus nga të gjitha grupet, nuk është në rregull të shkojë në Kuvend e të bëhen përçarje e kriza politike. Nëse, zgjatet procesi i liberalizimit të vizave, nuk bëhet kiameti. Kushtëzimi është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe jo korrekt nga ana e faktorit ndërkombëtar. Kjo punë duhet të zgjidhet ngadalë, e me kujdes. Ai variant nuk shkon”, thotë Lajçi. Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Partitë politike opozitare thonë se marrëveshja si e tillë, pa ndryshime, nuk mund të kalojë në procedurë të ratifikimit.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …