Kryetari i Ukrainës, Vlolodimir Zelensky, konsideron se Rusia po përpiqet këto ditë që ta rrisë sa më shumë presionin energjetik ndaj Evropës, transporti i gazit përmes Nord Stream 1 është ndalur plotësisht. Rusia kërkon të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ajo kërkon të dobësojë shtetet evropiane, t’i frikësojë, dhe krahas tankeve e raketave po përdor edhe energjinë si armë. Rusia është duke përgatitur një „goditje vendimtare“ në sektorin e energjisë në dimër. Kundër kësaj ndihmon vetëm një unitet më i fortë, ka thënë Zelenski. Evropianët duhet t’i koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …