Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) më 6 shtator deri më 9 shtator nga ora 10:00-16:00 te Jehona e Dukagjinit në Klinë hapin ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.
Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena