Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Këshilli Gjyqësor i Kosovës bën të ditur se rasti i 11-vjeçares së dhunuar asnjëherë nuk ka qenë në Gjykatë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar kundër deklaratave të  pavërteta dhe të pa verifikuara të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke rikonfirmuar se  asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal. Gjatë konferencës është folur edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona. Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë. Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, ka pyetur kryetari i KGjK-së, Albert Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …