Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot sërish ka premtuar rritje rrogash për infermierët dhe mjekët në tërë Shqipërinë. Gjatë fjalimit të tij në inaugurimin e Spitalit të Ri në Laç, Rama ka thënë se pavarësisht vështirësisë, qeveria do të vazhdojë të rrisë rrogat për punonjësit shëndetësorë. Gjithashtu, Rama ka thënë se shpreson që së shpejti qeveria të rrisë pensionet. Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …