Asfaltohet një rrugë në fshatin Dubravë të Ferizajt

Këtë të hënë është bërë asfaltimi i një rrugë në fshatin Dubravë të komunës së Ferizajt, fshat ky i banuar kryesisht me komunitetin ashkali. Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka ndjekur Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashke me Nënkryetarin për komunitete Danush Ademi, drejtori e  infrastrukturës, Meriton Hajdini si dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ky projekt nga drejtuesit e qeverisë lokale të Ferizajt, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për banorët e këtij lokaliteti, ndërsa kanë theksuar faktin se asfaltimi i kësaj rrugë, është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Banorët e kësaj rrugë janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e kësaj rruge duke theksuar faktin se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …