Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Pasuria ime është modeste, e dinë të gjithë

Kryetari i SBASK-ut, Rrahman Jasharaj, duke iu përgjigjur akuzave, për pasurim e të tjera ka thënë se po të ishte i afërt me partitë politike, fëmijët e tij do të ishin tashmë në punë. Po të kisha qenë i afërt me PDK-në, AAK-në dhe të tjerët, fëmijët e mi do të ishin në punë. Fëmijët e mi nuk punojnë në punë të shtetit. Djali im punon te një dajë i imi me rrethoja. Vajzën time, me të cilën krenohem me të, nuk e kanë pranuar as referente. Një shok i imi e mori, jo pse kishte mundësi aq të mëdha, por aty punon dhe e ka një pagë modeste”, ka sqaruar Jasharaj. I kam dy paga, një të mësuesit dhe një të SBASHK-ut, njërën e kam kredi dhe kam ndërtuar edhe një dhomëz. Po të isha milioner, do të bëja një jetë krejt tjetër. Jam ky që jam, jam mësuar të jetoj pa pasuri”, ka shpjeguar Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …