Auditori i Përgjithshëm në raportin vjetor për vitin 2021, ka konstatuar se Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar thuajse ka dështuar totalisht në investimet kapitale. Paratë e parapara për investime në infrastrukturë, rehabilitim të rrugëve, rimëkëmbje ekonomike, shëndetësi, ujë dhe mbeturina, kanë mbetur të pashpenzuara. Ministrat e Kurtit nuk kanë arritur t’i fusin në punë as miliona euro të tjera që janë marrë si huamarrje. Shumë rrugë, shkolla, çerdhe, institucione të tjera shëndetësore, kulturore e sportive, kanë mundur t’i gëzojnë qytetarët e Kosovës nga viti i kaluar e deri më tani. Mirëpo, realizimi i tyre ka mbetur vetëm në letër. Ashtu siç kanë mbetur të paprekura edhe miliona euro të ndara për këto projekte. Dështimin e Qeverisë së Albin Kurtit në investimet kapitale e ka paraqitur edhe Auditori i Përgjithshëm në raportin vjetor për vitin 2021, shkruan Demokracia.com.
