Autoritetet në Beograd janë unikë në qëndrimin e tyre se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, në Kosovë do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe jo duke respektuar Kushtetutën e Kosovës. Marrëveshja e arritur më 25 gusht të vitit te kaluar, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, parasheh që Asociacioni të ketë një shkallë autonomie në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe planifikimit urban e rural. Zyrtari serb, Drecun, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Asociacioni, siç e parasheh Prishtina, nuk i kontribuon bashkësisë serbe në Kosovë. “Neve nuk na intereson nëse Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asoaciacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Beogradit i është thënë se Asociacioni nuk do t’i ketë kompetencat, për të cilat është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit, porse Prishtina do të bëjë përpjekje t’i reduktojë ato përgjegjësi, në mënyrë që Asociacionin ta shndërrojë në diçka që, në asnjë mënyrë, nuk mund t’i kontribuojë përmirësimit të pozitës së popullit serb (v.j. në Kosovë) dhe perspektivës së tij më të mirë”, ka thënë Drecun.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …