Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, e që do ti përdorin për ngrohje uji do të mbështeten financiarisht nga shtetit. Burime e lajmeve nga Shqipëria bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbursojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Kjo nismë u ndërmor në kushtet e krizës energjetike, dhe ka për qëllim ta reduktojë konsumin e energjisë duke përdorur burime alternative, siç janë edhe panelet diellore. Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji. Konkretisht licenca për furnizim të energjisë elektrike nuk do jetë më 1 milionë lekë por 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit e energjisë nuk do të jetë më tarifa për fuqinë e instaluar. Nëse më herët prodhuesit do të paguanin për licencën 30 mijë lekë për çdo fuqi të instaluar, me ndryshimet e bëra do të paguajnë 500 mijë lekë pavarësisht kapacitetit të instaluar për të prodhuar energji. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …