Deputetja e PDK-së, Bleta Deliu Kodra iu ka drejtuar Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se Fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim për Kosovën, grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve nuk qenkan “rezistencë”?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është ngopur me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje. Zerot e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka “llafologji” që i mbulon. Ajo i ka quajtur veprimet e sindikalistëve si krejt legjitime – të cilët çdo ditë po e fitojnë betejën publike me Qeverinë, sepse populli është rreshtuar me ta. “Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike. Unë e kam ditur gjithmonë, por tani po e shohin të gjithë se balonat që i keni fryrë aq shumë, nuk kanë pasur asgjë brenda përveç mashtrime, gënjeshtra e manipulime!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …