leoni

Komuna e Ferizajt,  përfitoi grant prej 330 mijë eurove nga Banka Botërore

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, kanë pritur në një takim sekretaren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Venera Çerkini. Gjatë këtij takimi është bërë edhe nënshkrimin i një marrëveshjeve në mes të MAPL-së, Komunës së Ferizajt dhe përfituesve të projektit “Komunat për të rinjtë në Kosovë”, financuar nga Qeveria Japoneze, përmes Bankës Botërore. Komuna e Ferizajt është njëra ndër dhjetë komunat përfituese e cila ka përfituar shumën prej 330,000 eurove, ndërsa Komuna e Ferizajt do të bashkëfinancoj me vlerën shtesë prej 15% të projektit që do të financohen projekte të ndryshme rinore në Ferizaj.

Mund të jetë një imazh i 15 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …