Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Kanë filluar hetimet kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për mos raportim të pasurisë

Kanë filluar  hetimet kundër  ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për mos raportim të pasurisë. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka deklaruar për mediet  se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal ndaj Berishajt. Kallëzimin penal  zyra e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë. AKK-ja  ka filluar  ta trajtojë këtë rast pas raportimeve se Martin Berishaj nuk ka deklaruar dy bizneset që i ka në pronësi. Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. Mediet në Slloveni,  kishin raportuar  se ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …