U mbajt konsultimi publik për planin e trashëgimisë kulturore në Rahovec

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, sot, me fillim në orën 10:00 u mbajt konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2022-2024. Konsultimin e kryesoi Qemajl Krasniqi, zyrtar i lartë nga DKRS, i cili para të pranishmëve paraqiti në pika të shkurtra Planin e Trashëgimisë Kulturore për komunën e Rahovecit, kurse të pranishmit paraqitën shqetësimet për mungesën e mirëmbajtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore dhe kërkuan që një pjesë e objekteve të futen dhe të regjistrohen në listën e monumenteve kulturore të komunës së Rahovecit. Grupi punues në raportin final do t’i shqyrtoj këto komente, do t’i analizoj dhe do të vendos nëse do të përfshihen në këtë plan. Ky plan është në konsultim publik nga data: 19 gusht deri më 19 shtator 2022. Komentet dhe sugjerimet mund t’i përcillni në këta e-maile deri më 18 shtator në orën 16:00: [email protected], [email protected], [email protected]; dhe [email protected]. Për më shumë detaje, rreth Planit Komunal për Trashëgimi Kulturore 2022-2024, mund të gjeni në vegëzat e mëposhtme: Uebfaqe zyrtare: https://kk.rks-gov.net/…/dokumente-ne-konsultim-publik/

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …