leoni

Ngritja e cilësisë së arsimit prioritet për Institucionet komunale të Vitisë

Një takim me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Fatbardha Emini. Në këtë takim u bisedua rreth punëve të cilat janë kryer nëpër shkollat e komunës së Vitisë, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë, si dhe rreth planeve dhe angazhimeve për mësim sa më cilësor. Kryetari Haliti, iu ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim, për iniciativa të ndryshme që vijnë nga drejtuesit e shkollave dhe personelit arsimorë të komunës së Vitisë. Edhe drejtoresha komunale e Arsimit Fatbardha Emini, u zotua se do të jetë e përkushtuar që krahas nevojave që kanë shkollat, të ofroj një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, në mënyrë që nxënësit dhe personeli arsimor të kenë kushte më të volitshme për punë e mësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …