Kryetari Haliti priti udhëheqësit e AKV “Kemajl Azizi” që sapo janë kthyer nga turni i Festivaleve në qytete të Italisë

Është organizuar pritje nga ana e kryetarit të komunës Sokol Haliti, për udhëheqësit dhe anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” , të cilët janë kthyer nga turneu 10 ditor në Itali, ku janë mbajtur Festivale në 10 komuna te Sicilisë, konkretisht në Agrigjento dhe Santa Maria.  Udhëheqësi i këtij Ansambli, Arsim Abazi, njoftoi se gjatë këtij turni, janë zhvilluar 15 koncerte dhe janë mirëpritur nga publiku. Kryetari Haliti, ka përgëzuar për suksesin dhe performancën që e kanë pasur  në festivalet në Itali dhe  tha se mbështetja për kulturën, do të jetë prioritet edhe në të ardhmen.  Do të keni mbështetjen time pa rezervë për zhvillim dhe prezantim sa më dinjitoz në skenë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Jo vetëm ju, por gjitha grupet që tregojnë suksese dhe prezantojnë Vitinë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka thënë Haliti.  Në fund, udhëheqësi i AKV “Kemajl Azizi”, Arsim Abazi, ka shtuar se pa mbështetjen e kryetarit Haliti, pa mbështetjen e Institucioneve komunale, nuk do të kishin këto suksese që kanë arritur deri më sot. Me këtë rast ai falënderoi Institucionet Komunale, Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe CIOFF Italia, si dhe gjithë ata që i kanë mbështetur, për pjesëmarrjen e ansamblit, në festivalet e Italisë.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, persona duke vallëzuar, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …