leoni

Albert Z. ZHOLI: Flet këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku

Albert Z. ZHOLI: Flet këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku

Këngët e para kishin tekste të bukura, muzikë të bukur, orkestarë madhështorë dhe këndoheshin live.

-Shteti nuk bën koncerte të tilla, sa e organizatorët duan të fitojnë

-“Moj e bukura Arbëri” është kënga që ngre në këmbë dhe gjermanët. 

Alida Hisku mbetet një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E dashur, plot temperament, e lidhur fort me atdheun ajo ftohet herë pas here në shumë komcerte, që organizohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këto ditë ajo ishte në një Koncert Gala në Durrës me këngëtarët më të dashur shqiptare: Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, Raimonda Kamberi, Enkeleda Alushi, Hysni Alushi, Bashkim Alibali, Dhimitër Stefa, Lorenc Barameta,  Besnik Krajku, Namik Sadiku, etj

-Si gjithmonë sa herë vini në Shqipëri do jeni pjesë e aktiviteteve. Në cilin aktivitet ishte pjesëmarrëse këtë radhë Alida?

Këtë gusht isha pjesë e një Koncerti Gala në Durrës. Një Koncert që na sjell këngëtarët e brezit tim, por me këngë të ndërthurura në kohë. Pra këngë të kënduara në festivalet e mëparshme, por edhe këngët tona të reja, që kemi kënduar vitet e fundit. Ishte një lidhje mes nostalgjisë dhe së resë ku secili përcolli individualitetin e vet. 

Kush ishin këngëtarët dhe ku u zhvillua ky Koncert Gala?

Këngëtarët ishin ndër më të mirët në vite, Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, unë, Raimonda Kamberi, Enkeleda Alushi, Hysni Alushi, Bashkim Alibali, Dhimitër Stefa,LOrenc Barameta,  Besnik Krajku, Namik Sadiku. Ky Koncert Gala u zhvillua në sheshin e hotel “Bleart” organizuar nga Raimonda Kamberi dhe Namik Sadiku, por veçoj organizatorin Namik Sadiku. Sheshi u mbush plot e përplot pasi të gjithë durrsakët kanë nostalgji për këngët e vjetra dhe sidomos ato të festivaleve para demokracisë. Nuk mund ta mendoni se çfarë u bë atë natë në Durrës. Mbi 3 orë koncert kur në fund fishekzjarret ndriçuan qiellin e Durrësit mistik. Ishte një nga koncertet më të rralla të miat. 

Personalisht sa këngë këndove dhe si i ndjeve në këtë Koncert?

-Unë këndova 3 këngë: kolazh me këngë të vjetra. Një këngë ishte me titull “Mes jush” dhe më e bukura “Moj e bukura Arbëri”. Kjo këngë ngre në këmbë dhe gjermanët. Kjo këngë solli tjetër atmosferë, solli një shpërthim tek spektatorët, të cilët kënduan bashkë me mua. Dhe jo vetëm. Pjesëmarrësit kënduan gjatë gjithë kohës me ne sikur të ishim në korrin e Asamblit të Këngëve dhe Valleve. 

– Nëse shikon këngëtarët të gjithë emra shumë të njohur, a ndjetë xhelozi mes njeri tjetrit?

Aspak. Secili prej nesh ka stilin e vet, mënyrën e vet të kënduarit, ka fansat e vet. Dielli lind për të gjithë. Madje ne e ndihmonim njeri tjetrin për të dalë sa më mirë në skenë. Pra ishte një mbrëmje e rrallë, një mbrëmje që nuk do harrohet. 

  • Pse shteti nuk bën sot organizime të tilla?
  • Nuk i bën se çdo gjë në shtet bëhet për të përfituar. Shteti i afron këngëtarët vetëm kur ka nevojë për fushatë elektorale. Atëhere fillon e kërkon këngëtarët ku janë e ku s’janë, ndërsa në vitet e tjera mburret me një Festival të dështuar në RTSH. Kur shteti bën koncerte organizatorët mendojnë si të ndahen lekët. Pra nuk bëhen me shpirt, me ndjenjë, me dëshirë. Por të shtira.
  • Shikoj se ende populli ka për zemër këngët e vjetra të muzikës së lehtë shqiptare! Pse?

Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Këngët tona të atyre viteve kërkohen me nostalgji pasi ato këngë dilnin në skenë pasi kalonin në vrimë të gjëlpërës. Ato këngë kishin muzikë të bukur, këndoheshin live, kishin tekste shumë të bukur dhe orkestër madhështore. Sot këndohet me superpozim, që mund të këndojë kushdo. 

-Si ishte Shqipëria këtë verë në këndvështrimin tuaj?

Të them të drejtën prisja më shumë turistë, më shumë njerëz, por kishte çmime të larta në restorante apo shezlonge. E papranueshme. Çdo fitim ka kufij. Nëse çdo gjë do ishte e arsyeshme turizmi do ishte shumë më i madh shumë më fitim prurës. 

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …