Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019, i cili ka qenë viti më i mirë për sa i përket hyrjes së vizitorëve të huaj në Shqipëri. Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022. Gjatë muajve janar-gusht të vitit 2022 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5,6 milionë turistë të huaj. E thënë ndryshe, 1,3 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 800 mijë më shumë se e vitit 2019. Ndër shtetet me rritjen më të madhe të vizitorëve janë Spanja, Greqia, Holanda, Franca, Polonia, vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …