Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, cili gjatë vizitës së fundit të kryetarit slloven, Borut Pahor në Beograd, kishte thënë se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë. Ministria e Jashtme e Sllovenisë edhe me këtë rast, rikonfirmoi qëndrimin lidhur me Kosovën. Në këtë drejtim, ne shprehim pritjet tona që Serbia në të ardhmen të mos e problematizojë qëndrimin tonë karshi Kosovës sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne po ashtu shprehim kundërshtinë që njohja e Kosovës nga Sllovenia të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës”, është thënë në deklaratën e Lubjanës zyrtare. Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu ka thënë se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …