Anëtari i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim. Duke marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane? Në pyetjen se si e komenton letrën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dërguar udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, e cila thekson se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, Çarls Kapçan thotë se Letra e Macronit dhe Scholzit vjen në kohën e duhur dhe bart mesazhin e duhur. Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi – kërkon një angazhim më të madh, evropian dhe transatlantik. Macron, edhe Scholz kanë vërtet të drejtë kur thonë se ajo që nevojitet, është normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka kohë që Beogradi dhe Prishtina duhet të marrin vendime të vështira dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme për këtë qëllim, ka thënë mes tjerash Çarls Kapçan. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …