AKP

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SHITJES SHAL 58

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve në likuidim SHAL 58 përmes tenderit publik shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje. Për 39 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 82 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,414 mijë e 754 €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Hotelit Grand Prishtina, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në linkun: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …