Sot në Malishevë 6 të shëruar nga covid-19 dhe asnjë rast i ri

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në Komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 4261 raste, prej tyre 4165 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 9 raste.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …