Në Deçan mbahet Debati Publik për Projekt – Buxhetin 2023/25 – Granti për Shëndetësi

E kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, në praninë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, përfaqësuesve të sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal e disa qytetarë, është mbajt sot debati publik për projekt-buxhetin 2023/25 – Granti për Shëndetësi. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Pati diskutime të vogla, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë sa i përket shëndetësisë në komunën e Deçanit. Pjesë e këtij debati ishin 17 qytetarë, 8 femra dhe 9 meshkuj.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …