Kryetari Latifi ka pritur në një takim përshëndetës, komandantin e deritanishëm të LMT -së, Gerhard Kopf dhe komandantin e ardhshëm të LMT -së në Rahovec, Manfred Bernhard

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim përshëndetës, komandantin e deritanishëm të LMT -së, Gerhard Kopf dhe komandantin e ardhshëm të LMT -së në Rahovec, Manfred Bernhard. Kryetari Latifi e ka falënderuar Komandantin Kopf, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbikëqyrjen e sigurisë, ndërsa komandantit të ri të LMT-së, Manfred Bernhard, i ka uruar mirëseardhje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm! Në fund të takimit, u pajtuan se bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in do të jetë i plotë dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …