Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, tha se sa i përket kalimit të deputetes Doarsa Kica Xhelili në Grupin Parlamentar të LDK-së, do të bëhet e ditur me kohë nga vet Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai tha se e vlerëson integritetitn dhe profesionalizmin e deputetes Kica Xhelili. Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica Xhelili është një nga deputetet profesioniste që ka Kuvendi, pasi ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova. Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha Lumir Abdixhiku
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …