Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për krizën e rëndë ekonomike, atë energjetike si dhe për grevat e sindikalistëve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për punën e kryetarëve të komunave ku udhëheqë PDK-ja, pastaj për diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave si dhe për koordinimin e aktiviteteve me deputetët e Grupit Parlamentar për Sesionin vjeshtor. Memli Krasniqi konsideron se qeveria aktuale ka i ka braktisur qytetarët dhe ka stagnuar në të gjitha fushat, duke përkeqësuar skajshëm jetën e qytetarëve të Kosovës, të cilët po përballen me shtrenjtim enorm të produkteve esenciale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …