Gjykata Speciale, në Hagë, ka caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator. Në njoftimin zyrtar të Gjykatës bëhet e ditur se konferenca e radhës në çështjen e pretenduar penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është caktuar të mbahet sot në orën 13:30 minuta. Gjykata, ka njoftuar po ashtu se në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera. Ndërkohë, nga 13 deri me 16 shtator, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit, kundër eprorit të UÇK-së Salih Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …