Me kohë është bërë e ditur se Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryetari i Francës, Emmanuel Macron kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Bone, për t’i ofruar mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në pyetje e gazetarëve lidhu me këtë takim kryeministri Kurti foli për dialogun me Serbinë pas vënies së gurthemelit të një shkolle në Llugë të Podujevës, ndërsa nuk e pa të rrugës të komentojë takimin. Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Kryeministri paraprakisht komentoi shprehjen e gatishmërisë nga ana e Turqisë që të ndihmojë si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit ndërsa ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha mes tjerash, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …