Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla hodhi akuza kundër kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa është shpallur non grata nga Amerika. Balla paralajmëroi me këtë rast ndërsa se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian. Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE, vijon të livadhisë i qetë”, tha Balla. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se kryeministri Edi Rama është një alet i kryetarit serb, Aleksandër Vuçiç.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …