Familja Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se Mbretëresha Elizabeta e Dytë ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Pallati mbretëror njoftoi përmes një deklarate zyrtare se ajo ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave vendase, ajo ndodhej në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci. Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj. Mbretëresha Elizabeth e Dytë ishte një princeshë e re kur mori për herë të parë detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfaqur në radio dhe duke u emëruar një nga zëvendësit efektivë të babait të saj si këshilltare e shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …