Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në nivel të Shtëpisë së Bardhë, kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në mbështetje të vendimit për prishje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre, tha se administrata e Bidenit po punon me vendin tonë për të përforcuar sigurinë kibernetike, gjithashtu komentoi dhe mundësitë e zbatimit të artikullit 5 të NATO-s për të mbrojtur vendet anëtare edhe nga sulmet kibernetike. Roli ynë këtu është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe të punojmë me Shqipërinë për të përforcuar sigurinë e saj kibernetike, si dhe të fuqizojmë normat e sjelljes së përgjegjshme shtetërore në hapësirën kibernetike. Kjo është ajo që do të bëjmë dhe do të jemi një aleat ndihmues në atë drejtim. Aleatët në NATO i marrin vetë vendimet e tyre sovrane se si t’i kundërpërgjigjen sulmeve kibernetike, përfshirë nëse do të thërrasin artikullin 5, pasi e di që njerëzit kanë pyetur rreth tij, prandaj kjo i takon aleatëve në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …